Shkolla e parë e zanateve në Shqipëri.
Që nga 2019, ACE edukon mbi 200 studentë çdo vit përmes një metode 'blended' që bashkon teorinë funksionale me praktikën reale — duke e kthyer pasionin për krijimtarinë në profesion.
Të kthejmë pasionin krijues në formim profesional të qëndrueshëm.
ACE është një qendër arsimore profesionale në Tiranë që ndërthur traditën artizanale me dizajnin bashkëkohor. Misioni ynë mbështetet në katër shtylla:
- Ruajtja e trashëgimisë artizanale dhe lidhja e saj me dizajnin modern.
- Nxitja e sipërmarrjes kreative dhe e pavarësisë profesionale.
- Ndërtimi i urave të bashkëpunimit lokal dhe ndërkombëtar.
- Edukimi i brezave të rinj përmes praktikës reale dhe mentorimit.
Pesë parime që na udhëheqin.
Inovacion & aftësi praktike
Programe të shkurtra e të përqendruara, në format blending dhe online, që fuqizojnë individin për start-up të qëndrueshme.
Edukim përmes procesit krijues
Mësohet përmes dorës, syrit dhe zemrës — procesi krijues lidh dijen me pasionin dhe ushqen mendimin kritik.
Bashkëpunim ndërdisiplinor
Ndërveprim mes studentëve, instruktorëve dhe profesionistëve nga disiplina të ndryshme.
Bujaria e dijes si trashëgimi
Zanatet transmetohen si pjesë e një trashëgimie të gjallë kulturore, me pasion e përkushtim.
Ruajtje & zhvillim i zanateve
Zejet mbahen gjallë e funksionale, duke shtyrë kufijtë përmes teknologjisë dhe dizajnit bashkëkohor.
Një mjedis i hapur, me horizont ndërkombëtar.
Hapësirë pa diskriminim
ACE është një mjedis ku çdo individ mirëpritet pavarësisht gjinisë, moshës, origjinës apo përkatësisë. Besojmë se krijimtaria lulëzon kur njerëzit e ndryshëm mësojnë e krijojnë bashkë.
- Akses i barabartë në programe dhe mentorim
- Mbështetje për gra dhe grupe të nënpërfaqësuara
- Kulturë respekti, integriteti dhe profesionalizmi
Erasmus+, bursa dhe partnerë
Punojmë me partnerë vendas e ndërkombëtarë për arsim joformal, mikrokredenciale dhe mobilitet, duke u hapur studentëve dyer drejt rrjeteve evropiane.
- Projekte Erasmus+ dhe mobilitet ndërkombëtar
- Bursa për studentë të talentuar
- Partneritete për mikrokredenciale & arsim joformal
Mëso një zanat, ndërto një të ardhme.
Eksploro 16 disiplinat tona ose rezervo një vend në kursin që të frymëzon.